• e shtunë, 29 qershor 2024

Ministri turk i Transportit: Helikopteri me të cilin udhëtoi Raisi, nuk ka pasur ose nuk ka aktivizuar sistem për sinjalizim 

Ministri turk i Transportit: Helikopteri me të cilin udhëtoi Raisi, nuk ka pasur ose nuk ka aktivizuar sistem për sinjalizim 

Ankara, 20 maj 2024 (MIA) - Helikopteri, në të cilin udhëtoi presidenti i Iranit, Ebrahim Raisi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hosein Amir Abdolahian, nuk e ka aktivizuar sistemin e sinjalizimit ose nuk ka pasur fare sistem të tillë, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Abdullakadir Uraloglu. 

Uraloglu deklaroi para gazetarëve se, pasi Irani është përfshirë në zonën e Turqisë për reagime në situata emergjente, autoritetet kontrolluan nëse ka sinjal nga helikopteri pasi e kanë dëgjuar lajmin për rrëzimin e tij. 

"Së pari kontrolluam nëse helikopteri ka dërguar sinjal ose jo. Për fat të keq, u tregua se sistemi për sinjalizim ishte çkyqur ose helikopteri nuk e kishte këtë sistem sinjalizimi", theksoi ai.

Sipas Nju-Jork Tajms, duke cituar mediat iraniane, jo zyrtarisht, arsyeja e rënies së helikopterit është "problem teknik". 

Presidenti iranian Ebrahim Raisi dhe ministri i Punëve të Jashtme Hosein Amir Abdolahian janë në mesin e nëntë viktimave në aksidentin e djeshëm me helikopter në rajonin malor në pjesën veriperëndimore të Iranit. qa/bsh/ 

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR