Ministri turk i Punëve të Jashtme u takua me Putinin në Moskë
- Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dje në Moskë u takua me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, njofton Anadolia.
- Post By Qefsere Abduli
- 11:36, 27 maj, 2025
Moskë, 27 maj 2025 (MIA) - Ministri turk i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan dje në Moskë u takua me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, njofton Anadolia.
Fidan gjatë vizitës në Moskë do të takohet edhe me shefin e diplomacisë ruse, Sergej Lavrov.
Ministri turk më herët ka biseduar edhe me ndihmësin e presidentit rus, Vlladimir Putin.
Ministria turke e Punëve të Jashtme në X njoftoi se Fidan është takuar me Vlladimir Medinski, i cili e udhëhoqi delegacionin rus në bisedimet e para të drejtpërdrejta mes Rusisë dhe Ukrainës pas më shumë se tre viteve në Stamboll.
Bisedimet më 16 maj, në të cilat ndërmjetësoi Turqia, përfunduan me marrëveshjen e të dy palëve për të shkëmbyer një mijë të burgosur dhe për të vazhduar negociatat e armëpushimit.
Ministria nuk dha hollësira për bisedimet mes Fidanit dhe Medinskit. qa/bsh/
Foto: Anadolia