• e martë, 24 dhjetor 2024

Ministri Taravari merr pjesë në Kongresin botëror të mjekësisë turke në Stamboll

Ministri Taravari merr pjesë në Kongresin botëror të mjekësisë turke në Stamboll

Shkup, 15 nëntor 2024 (MIA)- Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari po merr pjesë në Kongresin botëror të mjekësisë turke në Stamboll, ku mbajti fjalim përshëndetës me temën "Shëndeti në katastrofa dhe e ardhmja e shëndetësisë". 

“Ky takim është një mundësi e rëndësishme për shkëmbimin e ideve dhe përvojave me ekspertë shëndetësorë nga e gjithë bota. Njëkohësisht u hapën mundësi të reja për bashkëpunim dhe nisma të përbashkëta në fushën e shëndetësisë ndërmjet vendeve tona”, thuhet në kumtesën e MSH-së.

QËNDRONI TË LIDHUR