• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri spanjoll: Njohja e pasaportave të Kosovës nuk nënkupton njohje të Kosovës

Ministri spanjoll: Njohja e pasaportave të Kosovës nuk nënkupton njohje të Kosovës

Madrid, 15 janar 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, BE-së dhe bashkëpunimit të Spanjës, Hoze Manuel Albares, përsëriti se njohja e pasaportave të Kosovës nuk nënkupton njohje të pavarësisë, duke theksuar se një pretendim i tillë është bërë nga opozitarja Partia Popullore Spanjolle (PP). 

Në intervistë për Perodiko de Espanja, Hoze Manuel Albares tha se Spanja nuk mund të hiqet se "Kosova nuk ekziston, por kjo nuk nënkupton se e njeh sovranitetin e saj". 

"Ai territor i Kosovës është pjesë e Ballkanit Perëndimor dhe shkon në samitet e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor. Nuk mund të pretendojmë se nuk ekziston. Por kjo nuk do të thotë se ne e njohim sovranitetin e saj. Ky nuk është një hap drejt njohjes së Kosovës. Unë do t'i kërkoja PP-së të ndalonte publikimin e gënjeshtrave që ajo e di se janë gënjeshtra", tha Albares.

Ai sqaroi edhe se Spanja është në mesin e pesë shteteve të BE-së që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, e ku bëjnë pjesë edhe Greqia, Qiproja, Sllovakia dhe Rumania.

Partia Popullore Spanjolle (PP) së fundi i kërkoi Albarezit shpjegim nëse vendi ka ndryshuar qëndrim për çështjen e Kosovës dhe nëse vendimi për pranimin e pasaportës është ndikuar nga presioni i partnerëve investues të kryeministrit spanjoll Pedro Sançez. fc/

Fotografia: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR