• e mërkurë, 15 janar 2025

Ministri sirian i Punëve të Jashtme për vizitë zyrtare në EBA

Ministri sirian i Punëve të Jashtme për vizitë zyrtare në EBA

Abu-Dabi, 6 janar 2025 (MIA) - Ministri i ri i emëruar sirian i Punëve të Jashtme, Asad Hasan Al Shibani arriti në Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), si pjesë e turneut rajonal që i përfshin Arabinë Saudite dhe Katarin.

Al Shibani është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes, Murhaf Abu Kasra dhe shefi i shërbimeve të zbulimit Anas Hatab. Gjatë vizitës, Al Shibani shfaqi shpresë për ndërtim të "marrëdhënieve konstruktive" mes Sirisë dhe EBA-së.

Autoritetet siriane kërkojnë mbështetje nga vendet e Gjirit persik për ripërtëritjen e vendit, pas mbi 13 viteve luftë. Emiratet ishin ndër të parat që e mbështetën kthimin e Sirisë në Ligën arabe në vitin 2023. ab/

Foto: ЕPА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR