• e diel, 20 tetor 2024

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Hoxha porositi se dhuna nuk do të tolerohet dhe i hodhi poshtë akuzat se policia ka qenë e armatosur

Ministri shqiptar i Punëve të Brendshme Hoxha porositi se dhuna nuk do të tolerohet dhe i hodhi poshtë akuzat se policia ka qenë e armatosur

Tiranë, 18 tetor 2024 (MIA) - Nuk do të tolerohet dhuna, djegia dhe shkatërrimi, si dhe rrahja e policëve. porositi ministri shqiptar i Punëve të Brendshme, Ervin Hoxha, pas dhunës së djeshme të opozitës në Parlament.

Ai i hodhi poshtë akuzat se një polic ka drejtuar pistoletën drejt deputetëve demokratë, duke shprrehur "keqardhje për deputetët të cilët janë sjellur dhunshëm ndaj policëve dhe gardistëve".

"Keqardhje ndaj deputetëve të opozitës që ushtruan dhunë ndaj punonjësve të policisë dhe të Gardës që ishin atje për të kryer detyrën. E drejta e tubimit do të garantohet gjithmonë nga ana e punonjësve të policisë, kurse dhuna, goditja ndaj punonjësve të policisë nuk do të tolerohet. Në deklaratën e policisë së Shtetit të dhënë dje është thënë qartë se nuk ka pasur asnjë tentativë të nxjerrjes së armës nga ana e punonjësve të policisë. Ritheksoj në ligjin për tubimet është përcaktuar shprehimisht rastet e përdorimit të armëve të zjarrit. Forcat e policisë që kanë qen pjesë e planit të masave nuk kanë pasur armë zjarri", tha ai.

Sipas tij, forma dhe mënyra e sjelljes, me mjete shkatërruese dhe djegëse nuk është forma e vërtetë dhe është në kundërshtim me parimet e demokracisë.

"Sulmi i deputetëve ndaj policisë deh Gardës së Republikës në prag të marrjes së ditës së negociatave dhe anëtarësimit në BE nuk është i pranueshëm sepse policia dhe Garda është atje për të mbrojtur institucionet. Forcat e policisë së Shtetit kanë qenë atje për të bërë detyrën dhe mbrojtjen e institucioneve. Më vjen shumë keq që forma dhe mënyra e frikësimit me mjete shkatërruese dhe djegëse nuk është forma e vërtetë dhe është në kundërshtim me parimet e demokracisë", theksoi Hoxha.

Shtoi se termi "padëgjueshmëri civile" është term që po keqpërdoret nga opozita. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR