• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri rus dhe ai amerikan i Mbrojtjes realizuan bisedë telefonike pas incidentit me dronin

Ministri rus dhe ai amerikan i Mbrojtjes realizuan bisedë telefonike pas incidentit me dronin

Uashington, 15 mars 2023 (MIA) - Ministrat e Mbrojtjes të Rusisë dhe SHBA-së, Sergej lavrov dhe Lojd Ostin sot realizuan bisedë telefonike, një ditë pasi aeroplanët rus rrëzuan një flururake amerikane pa pilot mbi Detin e Zi, njoftuan nga Moska dhe nga Uashingtoni.

Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se sot, 15 mars, ministri rus i Mbrojtjes, gjeneral Sergej Shojgu dhe ministri amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin kanë biseduar me telefon me iniciativë të palës amerikane, pa theksuar hollësi të tjera. 

Sekretari shtetëror amerikan, Llojd Ostin në konferencë për media në Pentagon deklaroi se sot ka biseduar me homologun e tij rus për shkatërrimin e fluturakes amerikane pa pilot mbi Detin e Zi.

Kjo ishte biseda e tyre e parë telefonike mes dy ministrave që nga tetori. 

"Sapo bisedova me homologun tim rus, ministrin Shojgu. Siç kam thënë disa herë, është me rëndësi që forcat e mëdha të jenë modele të transparencës dhe komunikimit, ndërsa SHBA-ja do të vazhdojë të fluturojë dhe të zbatojë operacione kudo që lejon e drejta ndërkombëtare", deklaroi Ostin. 

Rusët dhe amerikanët e interpretojnë ndryshe incidentin e djeshëm me dron. Ushtria ruse raportoi se dy aeroplanë luftarakë kapën dje një fluturake amerikane pa pilot mbi Detin e Zi, por se as e goditën, as e rrëzuan, në kundërshtim me atë që tha Uashingtoni. Ushtria amerikane thotë se një aeroplan luftarak rus Su-27 rrëzoi një dron amerikan "Riper" mbi Detin e Zi, zonë të cilën NATO e ndjek me kujdes që nga fillimi i luftës në Ukrainë. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR