• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri polak Shikorski pohon se Rusia i trajton fëmijët ukrainas si nazistët

Ministri polak Shikorski pohon se Rusia i trajton fëmijët ukrainas si nazistët

Varshavë, 25 shtator 2024 (MAI) - Ministri polak i Punëve të Jashtme, Radosllav Shikorski, e akuzoi Rusinë në Kombet e Bashkuara (KB) se po e bën të njejtën gjë me fëmijët ukrainas si nazistët, të cilët i merrnin fëmijët nga Polonia dhe Bashkimi sovjetik në Gjermani për t'i gjermanizuar dhe për t'i kthyer në fëmijë biondë arianë.

"Me çka dallon kjo që ua bëni fëmijëve të rrëmbyer ukrainas me atë që nazistët gjermanë ua bënin fëmijëve tuam dhe fëmijëve tanë?", iu drejtua Shikorski përfaqësuesit rus, Vasilij Nebenzha në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Shefi i diplomacisë polake përkujtoi se rrëmbimi dhe indoktrinimi i fëmijëve nga një vend, komb apo grup tjetër, sipas të drejtës ndërkombëtare, është krim lufte gjenocidal.

"Anëtaret e përhershme të Këshillit të Sigurimit duhet të jenë paqësore, dhe jo rrëmbyese të fëmijëve. Ky është turp për Rusinë që asnjëherë nuk do të harrohet apo falet", tha Shikorski.

Nebenzha e braktisi sallën kur minsitri polak (duke iu prëgjigjur pohimeve të ambasdorit rus se regjimi ukrainas është nazist) tregoi fotografi nga parakalimi triumfues gjermano-sovjetik kur prej fillimit të Luftës së Dytë Botërore, Gjermania prej 1 shtatorit dhe BRSS prej 17 shtatorit 1939, ato dy vende e okupuan Poloninë.

"Ambasadori Nebenzha dhe propagandistët rusë dëshirojnë ta quajnë qeverinë e zgjehdur demokratike të Ukrainës - naziste. Në Poloni jetoj tre kilometra larg Potuliçit, ku pati kamp të mëparshëm nazist për selektim gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mijëra fëmijë nga Polonia dhe Bashkimi Sovjetik nga rrethina e Smolenskit dhe Vitebskit, ishin mbyllur atje, 800 prejn tyre vdiqën, ndërsa mijëra u transportuan në perëndim për t'u gjermanizuar, për t'u bërë fëmijë arianë, me racë të dëshiruar", tha Shikorski.

Si prëgjigje ndaj pohimit të ambasadorit rus se Rusia nuk vret civilë në Ukrainëm ministri polak tregoi një fotografi nga ndërtesa e banimit në Lavov, në perëndim të Ukrainës, e cila është rrëzuar nga raketa ruse. ab/

Foto: ЕPА

 

QËNDRONI TË LIDHUR