Ministri Mucunski do të marrë pjesë në konferencën "Dialogu Mesdhetar" në Romë
- Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Romë me ftesë të ministrit italian të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.
- Post By Fami Bajrami
- 08:27, 25 nëntor, 2024
Shkup, 25 nëntor 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski sot dhe nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Romë me ftesë të ministrit italian të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Antonio Tajani.
Në kuadër të vizitës, ministri Mucunski do të marrë pjesë në edicionin e 10-të të konferencës vjetore "Dialogu Mesdhetar" (Rome MED Dialogues), ku do të mbajë fjalim në panelin "Komisioni i ri Evropian, prioritetet e vjetra evropiane".
Në margjinat e konferencës, ministri Mucunski do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Egjiptit, Badr Abdellatu dhe me senatorin XhulioTerci di Sant'Agata. rq/sa/
Foto: arkivi i MIA-s