• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme dhe Blinken biseduan për stabilitetin rajonal

Ministri izraelit i Punëve të Jashtme dhe Blinken biseduan për stabilitetin rajonal

Jerusalem, 8 maj 2023 (MIA) - Ministri izraelit i Punëve të Jashtme, Eli Koen dhe sekretari amerikan i Shtetit, Entoni Blinken sot biseduan për përpjekjet për përmirësimin e stabilitetit rajonal, kumtoi Ministria izraelite e Punëve të Jashtme.

"Ministri i Punëve të Jashtme Eli Koen e ka informuar sekretarin amerikan të Shtetit për aktivitetet e paradokohshme të Izraelit për promovimin e stabilitetit rajonal dhe të dy kanë biseduar për avancimin e hapave shtesë drejt normalizimit, në kuadër të zgjerimit dhe thellimit të Marrëveshjes së Abrahamit", thuhet në kumtesë.

Bëhet fjalë për marrëveshje që Izraeli e ka nënshkruar me shtetet e Gjirit në vitin 2020, me ndërmjetësim të SHBA-së. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR