• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëroi Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëroi Hezbollahun të mos përfshihet në konflikt

Tel Aviv, 20 qershor 2025 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, ka paralajmëruar sot grupin libanez Hezbollah që të jetë i kujdesshëm, duke thënë se durimi i Izraelit ndaj "terroristëve" që e kërcënojnë po i mbaron.

Udhëheqësi i Hezbollahut të mbështetur nga Irani, Naim Kasem, tha dje se grupi do të veprojë siç e sheh të arsyeshme përballë asaj që ai e quajti "agresion brutal izraelito-amerikan" kundër Iranit.

Në deklarata tjera, grupi është obliguar në mënyrë eksplicite të përfshihet në luftëra, ndërsa javën e kaluar një zyrtar i Hezbollahut tha se grupi nuk ka për qëllim të kryejë sulme ndaj Izraelit. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR