• e enjte, 09 prill 2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me sulme të zgjeruara dhe më intensive ndaj Iranit

Ministri izraelit i Mbrojtjes kërcënon me sulme të zgjeruara dhe më intensive ndaj Iranit

Tel Aviv, 27 mars 2026 (MIA) - Ministri izraelit i Mbrojtjes, Izrael Kac, sot deklaroi se sulmet izraelite ndaj Iranit do të "përshkallëzohen dhe do të zgjerohen". 

Kac në një kumtesë tha se ai dhe kryeministri Benjamin Netanjahu "e paralajmëruan regjimin terrorist iranian të ndalonte së qëlluari me raketa popullin civil në Izrael". 

“Pavarësisht paralajmërimeve, gjuajta e raketave vazhdon - dhe për këtë arsye sulmet e ushtrisë izraelite ndaj Iranit do të përshkallëzohen dhe do të zgjerohen në objektiva dhe zona shtesë që ndihmojnë regjimin të prodhojë dhe përdorë armë kundër qytetarëve izraelitë”, tha Kac.

Ai kërcënoi se Irani do të paguante një çmim të lartë për "krimin e luftës". rq/

Foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR