• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri izraelit Ben-Gvir ka pranuar se po saboton negociatat mes Izraelit dhe Hamasit

Ministri izraelit Ben-Gvir ka pranuar se po saboton negociatat mes Izraelit dhe Hamasit

Tel Aviv, 4 shtator 2024 (MIA) - Ministri izraelit i ektremit të djathtë për siguri kombëtare, Itamar Ben-Gvir, deklaroi sot se po përpiqet të sabotojë negociatat për armëpushim në Gazë dhe shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin, transmeton Anadolia.

“Po përpiqem të ndal negociatat me Hamasin. Një vend, gjashtë pengjet e të cilit janë vrarë gjakftohtë, nuk negocion me vrasës, por i ndërpret negociatat, i shtyp ata dhe nuk i furnizon me karburant dhe energji elektrike”, ka shkruar Ben-Gvir në rrjetin social Iks.

Ushtria izraelite javën e kaluar i nxori trupat e gjashtë pengjeve izraelitë nga Gazë jugore.

Autoritetet izraelite e akuzuan Hamasin për vrasjen e tyre, ndërsa grupi militant palestinez pretendon se ata u vranë në sulmet ajrore izraelite në Gazë.

Ben-Gvir ka kërcënuar vazhdimisht se do të rrëzojë qeverinë e kryeministrit izraelit Benjamin Netanjahu për çdo marrëveshje armëpushimi me Hamasin.

SHBA-ja, Katari dhe Egjipti po përpiqen të arrijnë një marrëveshje midis Izraelit dhe Hamasit për shkëmbimin e të burgosurve dhe një armëpushim për të lejuar ndihmën humanitare në Gazë. ls/

Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR