• e enjte, 07 nëntor 2024

Ministri izraelit Ben Gvir ka kërcënuar se Netanjahu nuk do të ketë mandat për të vazhduar si kryeministër nëse nuk e sulmon Rafah

Ministri izraelit Ben Gvir ka kërcënuar se Netanjahu nuk do të ketë mandat për të vazhduar si kryeministër nëse nuk e sulmon Rafah

Jerusalem, 8 prill 2024 (MIA) - Ministri i Sigurisë Kombëtare i Izraelit, Itamar Ben-Gvir kërcënoi sot se do ta rrëzojë qeverinë e kryeministrit Benjamin Netanjahu nëse ai e përfundon luftën në Rripin e Gazës pa nisur ofensivën kundër qytetit jugor Rafah.

"Nëse kryeministri vendos t’i japë fund luftës pa një sulm në shkallë të gjerë në Rafah për të mposhtur Hamasin, ai nuk do të ketë mandat të vazhdojë si kryeministër, shkruan një politikan i ekstremit të djathtë në platformën “Iks”.

Kërcënimi i Ben Gvir vjen mes raporteve për përparim të mundshëm në bisedimet indirekte të Izraelit me Hamasin për të arritur një marrëveshje për shkëmbimin e të pengjeve dhe të burgosurve dhe një marrëveshje armëpushimi.

Pavarësisht protestave globale për situatën e rëndë në enklavën palestineze, kryeministri izraelit ka shprehur prej kohësh synimin e tij për të sulmuar Rafahun, ku janë strehuar më shumë se 1,5 milionë refugjatë palestinezë. ls/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR