• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri iranian i Sportit lëndohet gjatë një aksidenti të helikopterit, humbi jetën bashkëpunëtori i tij

Ministri iranian i Sportit lëndohet gjatë një aksidenti të helikopterit, humbi jetën bashkëpunëtori i tij

Teheran, 23 shkurt 2023 (MIA) - Një helikopter me ministrin iranian të Sportit u rrëzua sot në qytetin Baft në provincën jugore të Kermanit, ndërsa në aksident humbi jetën njëri nga  këshilltarët e tij, raportoi agjencia IRNA.

Janë lënduar 16 persona, duke përfshirë ministrin Hamid Sajadi dhe katër anëtarë të ekuipazhit.

Aksidenti ndodhi kur helikopteri zbriti në stadiumin në Baft.

Irani, i cili është nën sanksione, ka pasur disa përplasje ajrore në vitet e fundit dhe zyrtarët ankohen për vështirësi në furnizimin e pjesëve rezervë për mirëmbajtjen dhe modernizimin e fluturakeve të vjetëruara, raportoi Beta. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR