• e martë, 20 janar 2026

Ministri iranian i punëve të jashtme nuk do të marrë pjesë në forumin në Davos për shkak të shtypjeve, publikuan organizatorët

Ministri iranian i punëve të jashtme nuk do të marrë pjesë në forumin në Davos për shkak të shtypjeve, publikuan organizatorët

Davos, 19 janar 2026 (MIA) - Ministri iranian i punëve të jashtme, Abas Aragçi nuk do të marrë pjesë në Forumin botëror ekonomik në Davos për shkak të shtypjes së protestuesve në Republikës Islamike, kumtuan organizatorët.

"Edhe pse ftesa e tij ishte dërguar vjeshtën e kaluar, duke e marrë parasysh humbjen tragjike të jetëve në Iran javën e kaluar, qeveria në Teheran nuk mund të prezantohet në forum", shënoi SEF në X. Pritej që Aragçi të marrë pjesë në një ngjarje të caktuar për nesër.

Nga fillimi i protestave në Iran, rreth 4.000 njerëz u vranë, sipas të dhënave të Agjencisl Informative të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), organizatë joqeveritare amerikane. Prej atëherë, është konfirmuar se kanë humbur jetën 3.919 persona - prej tyre 3.685 demonstrantë dhe 178 pjesëtarë të forcave të sigurisë: në të njëjtën kohë, po sqarohen rrethanat e vdekjes së 9.000 njerëzve tjerë.

Ato shifra nuk mund të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Gazeta britanike "Sandej tajms" publikoi se mes 16.500 dhe 18.000 njerëz u vranë. Shifrat bazohen në informatat nga tetë klinikat më të mëdha të syve në Iran dhe 16 departamente për raste emergjente. sa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR