• e premte, 08 nëntor 2024

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë do t’i prezantojë planet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë do t’i prezantojë planet për shërbimin e detyrueshëm ushtarak

Berlin, 12 qershor 2024 (MIA) - Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius sot pritet t'i prezantojë planet e tij për një model të ri të shërbimit ushtarak, njofton DPA.

Pas brifingut në komisionin parlamentar për mbrojtje, ai planifikon pasdite në konferencën për shtyp të paraqesë propozimet e tij. Pistorius tha se mbështet një forme të rekrutimit, të paktën në një farë shkalle e që është një çështje kontroverse në Gjermani.

Shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani praktikisht është hequr në vitin 2011, megjithëse ligji gjerman përmban rregulla sipas të cilave njerëzit mund të rekrutohen në rast lufte ose lloje të tjera të tensioneve.

Vitin e kaluar numri i trupave ka rënë në 181.500 edhe krahas përpjekjeve për të rekrutuar vullnetarë.

Ministri i Mbrojtjes Pistorius ka urdhëruar një analizë të modeleve të ndryshme të rekrutimit në forcat e armatosura. Ai në parlament tha se Gjermania nuk mund të mbështetet vetëm tek vullnetarët. rq/

Foto: EPA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR