• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri hungarez i Mbrojtjes: Dërgesa e armëve çon deri në përshkallëzim të situatës në Ukrainë

Ministri hungarez i Mbrojtjes: Dërgesa e armëve çon deri në përshkallëzim të situatës në Ukrainë

Budapest, 23 maj 2023 (MIA) - Për Hungarinë armëpushimi, e jo dërgimi i armëve, është mënyra për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë, deklaroi sot ministri i Mbrojtjes së vendit, Kristof Salaj-Bobrovniçki.

Pas takimit me ministrat e mbrojtjes së BE-së në Bruksel, ai tha se ka bërë qartë të ditur se Hungaria nuk mbështet asnjë masë që do të çonte deri në përshkallëzimin e mëtejshëm, njoftuan mediat hungareze.

"Vazhdimi i dërgimit të armëve padyshim që çon në një përshkallëzim të situatës, paralajmëroi Salaj-Bobrovniçki.

Ai shtoi se Hungaria mbështet paqen dhe nuk dërgon armë në Ukrainë, por ndihmon Kievin përmes programit për ndihmë humanitare. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR