• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes shtyn vizitën në Ballkan shkaku i luftës në Gaza

Ministri gjerman i Mbrojtjes shtyn vizitën në Ballkan shkaku i luftës në Gaza

Berlin, 22 tetor 2023 (MIA) - Për shkak të krizës në Lindjen e Mesme, ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë, Boris Pistorius ka shtyrë udhëtimin në Ballkan që duhej të fillonte nesër, njoftoi DPA.

Pasi nuk është e qartë se si do të zhvillohet situata në Izrael dhe Gaza, Pistorius nuk do të realizojë udhëtimin treditor në Ballkan, siç ishte planifikuar fillimisht, kumtoi sot Ministria e Mbrojtjes.

Ushtria gjermane ka dislokuar forcat e saja në mënyrë që të përgatitet për evakuim të mundshëm ushtarak të shtetasve gjermanë nga Lindja e Mesme. 

QËNDRONI TË LIDHUR