• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri gjerman i Mbrojtjes për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Ministri gjerman i Mbrojtjes për një vizitë të paparalajmëruar në Kiev

Kiev, 7 shkurt 2023 (MIA) - Ministri i ri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius, vendi i të cilit paralajmëroi se së shpejti do të dërgojë tanke të rënda Leopard 2 në Ukrainë, sot mbërriti në një vizitë të të paralajmëruat në Kiev. 

"Leopardi 2 i parë mbërriti në Kiev. Pjesa tjetër po e ndjekin", ka shkruar në Tuiter  ministri ukrainas i Mbrojtjes Olksej Reznikov me fotografi në të cilën ai dhe Pistoriusi mbajnë model të vogël të tankut gjeman. 

Zëdhënësi i ministrit ukrainas konfirmoi se fotografia është bërë sot në Kiev.  

Vizita e Pistoriusit,  është e para në Kiev pasi u bë ministër i Mbrojtjes muajin e kaluar, vjen derisa Ukraina po bën presion mbi vendet perëndimore që ta përshpejtojnë dorëzimin e tankeve të rënda të premtuara. 

 Ukraina paraprakisht paralajmëroi se do të marrë midis 120 dhe 140 tanke perëndimore, Leopard 2, nga prodhimi gjerman, Çelinxheri  britanik 2 dhe Ambramsi amerikan. 

Megjithatë, data e dorëzimit është e paqartë dhe Kievi është i shqetësuar se nuk do t'i marrë tanket në kohë për të refuzuar një ofensivë të re të madhe të mundshme ruse, raporton Beta. ar/  

 

QËNDRONI TË LIDHUR