• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ministri britanik i Punëve të Jashtme i bëri thirrje Kongresit amerikan të miratojë ndihmë të re për Ukrainën

Ministri britanik i Punëve të Jashtme i bëri thirrje Kongresit amerikan të miratojë ndihmë të re për Ukrainën

Londër, 17 janar 2024 (MIA) - Ministri britanik i Punëve të Jashtme, Dejvid Kameron sot u bëri thirrje kongresistëve amerikanë të miratojnë pako të re të ndihmës për Ukrainën, për çka insiston edhe presidenti amerikan Xho Bajden.

Kameron këtë e deklaroi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos. Ai theksoi se miratimi i ndihmës së re do të jetë në interes të SHBA-së dhe se përpjekjet për të "arsyetuar" Rusinë nuk do të funksionojnë. 

"Ekziston shumicë në Kongres për miratimin e ndihmës. Vetëm duhet ta gjejmë dhe ta detyrojmë që të votojë", tha Dejvid Kameron në Davos.

Në fund të vitit të kaluar, SHBA-ja e publikoi këstin e fundit të ndihmës ushtarake për Ukrainën, por tani administrata e presidentit Xho Bajden së pari duhet t'i bindë republikanët në Kongres që të mbështesin pako të re prej 61 miliardë dollarë. 

"Historia na mëson se nëse përpiqesh të arsyetosh një agresor në Evropë, agresori vjen edhe më shumë. Dhe kur agresori vjen për më shumë, çmimi përfundimtar i paguar nga ushtarët tuaj dhe vendi juaj bëhet gjithnjë e më i madh", theksoi ministri britanik i punëve të jashtme.

Republikanët, të cilët kanë shumicë në Dhomën e Përfaqësuesve në Kongresin amerikan, si kthim për mbështetjen e tyre për Ukrainën kërkojnë ashpërsim të politikës amerikane të emigracionit. fc/

Fotografia: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR