• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri britanik i Emigracionit Robert Xhenrik ka dhënë dorëheqje

Ministri britanik i Emigracionit Robert Xhenrik ka dhënë dorëheqje

Londër, 6 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri britanik i Emigracionit, Robert Xhenrik ka dhënë dorëheqje pasi qeveria e publikoi draft-ligjin me të cilin do të mundësohet që azilkërkuesit të dërgohen në Ruandë në një drejtim, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Xhejms Kleverli.

"Dorëheqja e tij është konfirmuar", tha Kleverli, duke u përgjigjur në pyetjen e një anëtari të parlamentit.

Propozim-ligji është pjesë e planeve të qeverisë britanike për tejkalimin e bllokadës së Gjykatës Supreme të Britanisë së Madhe për politikën drejt Ruandës. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR