• e premte, 27 dhjetor 2024

Ministri austriak i Punëve të Brendshme i propozoi Bullgarisë dhe Rumanisë një "Shengen ajror" të kushtëzuar

Ministri austriak i Punëve të  Brendshme i propozoi Bullgarisë dhe Rumanisë një

Vjenë, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Ministri austriak i Punëve të Brendshme Gerhard Karner e zbuti qëndrimin e tij për çështjen e pranimit të Rumanisë dhe Bullgarisë në Zonën Shengen, duke shtuar se do të bie dakord për heqjen e barrierave të trafikut ajror, por në kushte të caktuara.

Austria më herët i ka bllokuar të dyja vendet për tu përfshirë në Marrëveshjen Shengen, ndërsa me propozimin e ri duhet të shfuqizohet kontrolli i pasaportave për udhëtarët të cilët kalojnë mes aeroportit rumun dhe bullgar në Zonën Shengen. 

 "Bullgaria dhe Rumania do të duhet të përmbushin dIsa kushte për të hyrë në "shengenin ajror", tha Karner, duke theksuar se është e nevojshme të përmirësohet mbrojtja e kufijve të jashtëm të BE-së.

Disa nga kërkesat e tij janë që trefish të rritet numri i pjesëtarëve të policisë kufitare të këtyre dy vendeve dhe përmirësimi i pajisjeve teknike, veçanërisht i kufirit bullgaro-turk dhe rumuno-serb. 

Karneri gjithashtu kërkon që Bullgaria dhe Rumania të pranojnë azilkërkuesit, veçanërisht nga Afganistani dhe Siria, të cilët kanë ardhur në Austri përmes territoreve të tyre.

Siç raportohet nga agjencitë, kontrollet kufitare tokësore do të mbeten në fuqi, por ata janë problemi më i madh për pasagjerët dhe kompanitë e transportit për shkak të pritjes së gjatë. Thuhet se duhet që të forcohet edhe kontrolli kufitar mes Bullgarisë dhe Rumanisë dhe mes Rumanisë dhe Hungarisë. 

 Ministri austriak tha se ende është kundër anëtarësimit të plotë të të dyja vendeve në Zonën e Shengenit për shkak të migracionit të paligjshëm.

Ministri rumun Marsel Çollaku e ka përshëndetur iniciativën, duke thënë se "akulli është thyer", ndërsa presidenti bullgar Rumen Radevi deklaroi se kushtet e vendosura nga ministri austriak janë "të papranueshme për Bullgarinë".

Për këtë çështje Karneri do ta diskutojë me kolegët e tij nga Rumania dhe Bullgaria në "Forumin e Salcburgut", i cili fillon sot në Slloveni. qa/

Foto: EPA

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR