• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri amerikan i Mbrojtjes të hënën kthehet në punë

Ministri amerikan i Mbrojtjes të hënën kthehet në punë

Uashington, 27 janar 2024 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin pritet të kthehet në pentagon të hënën pas pothuajse një muaji në spital për shkak të komplikimeve pas operacionit të kancerit të prostatës në dhjetor, kumtuan agjencitë e huaja.

Mjekët në spitalin ushtarak "Uolter Rid", ku u prnaua Ostin, informuan se parashikimet për shëndetin e tij janë të shkëlqyeshme, kështu që nuk do t'i nevojitet mjekim shtesë.

Hospitalizimi i Ostinit, prej 1 janarit, mbahej në fshehtësi, për çka madje edhe presidenti Xho Bajden  nuk ishte i informuar në pjesën më të madhe të javës së parë të vitit, kur ministri ndodhej për trajtim.

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR