• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri amerikan i Mbrojtjes në kujdes intensiv

Ministri amerikan i Mbrojtjes në kujdes intensiv

Uashington, 12 shkurt 2024 (MIA) - Ministri amerikan Lojd Ostin është pranuar në repartin për kujdes intensiv në kuadër të hospitalizimit të tij për shkak të një problem urgjent me  fshiklzën, njoftoi Pentagoni.

"Sonte pas një serie testesh dhe vlerësimesh, ministri është pranuar në repartin për kujdes intensiv në Qendrën mjekësore ushtarake nacionale "Uolter Rid" për mbështetje dhe përcjellje të kujdesshme", thuhet në komunikatën e publikuar mbrëmë vonë.

Pengatoni paraprakisht njoftoi se Ostin është kthyer në spital për mjekim të "simptomave që tregojnë problem urgjent me fshikëzën. Më vonë është publikuar se Ostin ia ka transferuar autorizimet e tij zëvendëses Kethlin Hiks, e cila për momentin e kryen funksionin shefe e Pentagonit.

Ostin (70)më 22 dhjetor është pranuar në spital për mjekim nga kanceri në prostatë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR