• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministri amerikan i Mbrojtjes është operuar nga kanceri, Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar

Ministri amerikan i Mbrojtjes është operuar nga kanceri, Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar

Uashington, 10 janar 2023 (MIA) - Ministri amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin para pak kohësh ishte operuar nga kanceri i prostatës, ndërsa më vonë ishte hospitalizuar për mjekim të infeksionit në traktin urinar lidhur me operacionin, deklaruan të martën mjekët e tij, për çka Shtëpia e Bardhë nuk ishte informuar.

Zbulimi i kancerit jep përgjigje për çështjen kryesore për hospitalizim të Ostinit, e cila për momentin është tetë ditë. Por, kjo mundet vetëm t'i rrisë çështjet e përgjegjësisë, sepse presidenti Xho Bajden e mori vesh për diagnozën të martën, edhe pse ajo ishte bërë para rreth një muaji.

"Askush në Shtëpinë e Bardhë deri në mëngjes nuk e dinte se sekretari Ostin ka kancer në prostatë. Ndërsa, presidenti ishte informuar mënejëherë pastaj", deklaroi Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare. 

Ostin ka biseduar me Bajdenin të shtunën, të njëjtën ditë kur ai ka publikuar një kumtesë në të cilën thotë se ka mundur të vepronte më mirë dhe ta njoftojë publikun se ishte në spital, por në atë bisedë telefonike nuk i ka thënë presidentit se ka kancer.

Ostin (70) ishte pranuar në Qendrën Kombëtare Ushtarake Medicinale Uolter Rid më 22 dhjetor dhe ishte operuar për heqje të kancerit. Një javë më vonë, ka marrë infeksion. Bajdenit dhe përfaqësuesve të tjerë të lartë të administratës me ditë të tëra nuk u ishte thënë për hospitalizimin e tij ose për sëmundjen.

Sipas mjekëve, kanceri ishte zbuluar kur Ostini ka pasur kontroll të rregullt të përgjithshëm në fillim të dhjetorit. Ata thanë se ai "iu nënshtrua një procedure kirurgjikale minimalisht invazive" dhe kishte shkuar në shtëpi ditën e ardhshme. Por, më 1 janar kishte të përziera dhe dhimbje të fuqishme nga infeksioni dhe ishte kthyer në spital. 

Mjekët thonë se kanceri i tij në prostatë ishte zbuluar herët dhe se parashikimi është i shkëlqyeshëm. 

Zbulimi i kancerit vjen pas disa ditësh pyetjesh të vazhdueshme në lidhje me hospitalizimin e Ostin dhe vonesë në njoftimin e udhëheqësve kryesorë. Mungesa e transparencës rreth hospitalizimit të Ostin, duke përfshirë edhe lëshimin për t'i treguar Bajdenit dhe funksionarëve të tjerë të lartë për ditë të tëra, ka shkaktuar kritika të ashpra.

Disa deputetë opozitarë republikanë madje thanë se Ostini duhet të ndërrohet. 

Ende nuk është e qartë si do të ndikojë sëmundja në punën dhe udhëtimet e Ostinit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR