• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministri çek ftoi në bisedë ambasadorin rus pas sulmit në spitalin e fëmijëve në Ukrainë: Ata janë fundi i shoqërisë sonë

Ministri çek ftoi në bisedë ambasadorin rus pas sulmit në spitalin e fëmijëve në Ukrainë: Ata janë fundi i shoqërisë sonë

Pragë, 10 korrik 2024 (MIA) - Ministri çek i Punëve të Jashtme, Jan Lipavski e ka ftuar ambasadorin rus për bisedë pas sulmit të spitalit të fëmijëve në Ukrainë në të cilin u vranë të paktën 31 persona.

"Vendosa të telefonoj ambasadorin rus. Vrasësit të cilët sulmojnë fëmijë në spitale janë fundi i shoqërisë njerëzore. Ai është urdhëruar që mesazhin ta transmetojë në Moskë", publikoi Lipavski në rrjetet sociale.

Rusia nuk e ka pranuar përgjegjësinë për sulmin, duke pretenduar se bëhet fjalë për një raketë ukrainase. Autoritetet në Kiev, nga ana tjetër, pohojnë se hetimet do të tregojnë se sulmi është kryer nga Rusia. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR