Ministrat ukrainas dhe evropian të mbrojtjen u përpoqën të harmonizojnë qëndrimet rreth kushteve për paqe
- Dhjetëra ministra evropianë të mbrojtjes u takuan dje përmes video konferencës me homologun e tyre ukrainas për t'i koordinuar pozitat e tyre në lidhje me ofensivën diplomatike amerikane-ruse me qëllim që t'i jepet fund luftës, nga e cila vendet e tyre janë përjashtuar, transmetojnë mediat franceze.
- Post By Sara Ademi
- 08:06, 25 shkurt, 2025

Talin, 25 shkurt 2025 (MIA) - Dhjetëra ministra evropianë të mbrojtjes u takuan dje përmes video konferencës me homologun e tyre ukrainas për t'i koordinuar pozitat e tyre në lidhje me ofensivën diplomatike amerikane-ruse me qëllim që t'i jepet fund luftës, nga e cila vendet e tyre janë përjashtuar, transmetojnë mediat franceze.
Në takimin në Talin, me të cilin bashkëkryesuan ministri estonez Hano Pevkur dhe francezi Sebastien Lekornu, një orë debatuan ministrat e Lituanisë, Letonisë, Norvegjisë, Finlandës, Suedisë, Danimarkës, Islandës, Holandës, Gjermanisë, Italisë dhe Polonisë.
Morën pjesë edhe ministri ukrainas i mbrojtjes Rustem Umerov dhe përfaqësuesit e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.
Qëllimi i videokonferencës, i mbajtur në përvjetorin e tretë nga fillimi i pushtimit të madh të Ukrainës, ishte të "afrohet" vizioni i evropianëve për kushtet e paqes së përhershme dhe garancionet e lidhura të sigurisë, citon burimi francez pranë debatuesve.
Evropianët druajnë se presidenti amerikan Donald Tramp do ta përfundojë luftën nën kushte të volitshme për Moskën dhe pa sigurimin e garancioneve të sigurisë për Kievin, dhe prandaj kërkojnë edhe pse deri tani pa sukses, një vend në tryezën e bisedimeve.
Edhe krahas konsensusit për kërcënimin rus, në Evropë ende janë aktive diskutimet për përgjigjet e domosdoshme, veçanërisht ndërmjet atyre të cilët janë pro ose kundër sistemimit të paqësorëve të territorit ukrainas për zbatimin e marrëveshjes eventuale për armëpushim.
Aq më tepër që shumë vende evropiane, veçanërisht ato lindore, nuk e fshehin shqetësimin për sigurinë e tyre në rast të tërheqjes së të gjithë ose një pjese të 100.000 trupave amerikane të dislokuar në Evropë. sa/
foto: EPA