• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së miratuan regjim të ri sanksionesh kundër Rusisë

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së miratuan regjim të ri sanksionesh kundër Rusisë

Bruksel, 27 maj 2024 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së sot miratuan një regjim të ri sanksionesh për të ndëshkuar shkeljet serioze të drejtave të njeriut në Rusi, konfirmuan disa diplomatë për DPA.

Sistemi i ri i sanksioneve ishte krijuar pas vdekjes së liderit të opozitës ruse Aleksej Navalni dhe ka për synim individë dhe organizata përgjegjëse për shtypjen e opozitës.

Regjimi i sanksioneve të BE-së është krijuar posaçërisht për shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi për nder të Navalnit. Janë zgjedhur rreth 20 caqe për t'u përfshirë në listën e parë, thanë diplomatët.

Këto masa ndëshkuese janë të ndara nga sanksionet e gjera ekonomike të vendosura kundër Rusisë për shkak invazionit të saj ndaj Ukrainës. Sanksionet ende përfshijnë masa ndëshkuese si ndalimin e hyrjes në Bashkimin Evropian dhe ngrirja e aseteve të mbajtura brenda në bllok. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR