• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrat e mbrojtjes të Greqisë dhe Turqisë i vizituan rajonet e goditura nga tërmeti

Ministrat e mbrojtjes të Greqisë dhe Turqisë i vizituan rajonet e goditura nga tërmeti

Athinë, 4 prill 2023 (MIA) - Tragjeditë dhe katastrofat natyrore të këtyre përmasave janë mbi çdo problem dhe çdo dallimi mes nesh, porositi ministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nikos Panajotopulos pas takimit me kolegun e tij turk, Hulusi Akar në qendrën për koordinim  dhe menaxhim me kriza në Antakia, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Dy ministrat me helikopter fluturuan mbi rajonet e goditura nga tërmeti në Turqinë juglindore, vizituan spitale, si dhe pjesë ku përkohësisht janë të kujdesur njerëzit të cilët mbetën pa shtëpi, ndërsa Akar e informoi kolegun e tij grek për gjendjen momentale.

Ministri grek i Mbrojtjes edhe njëherë i shprehi ngushëllime Turqisë dhe popullit turk dhe e poencoi porosinë simbolike nga vizita.

"Do të doja ta cekë porosinë simbolike nga vizita ime e sotme, se tragjeditë dhe katastrofat natyrore të këtyre përmasave janë mbi pdo problem dhe çdo dallim mes nesh dhe mund të veprojnë si vegla të cilat e ulin tensionin dhe në atë mënyrë krijojnë kushte të cialt e lehtësojnë komunikimin dhe takiemt mes dy palëve. Dhe gjithsesi, qëllimi përfundimtar është, nëse përmbushen kushtet e nevojshme, ndërkaq duhet të punojmë për atë, krijimi i klimës së stabilitetit dhe bashkëpunimit mes vendeve tona", porositi Panajotopulos. ab/

Foto: Ministria e Mbrojtjes e Greqisë

QËNDRONI TË LIDHUR