• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrat e G7 me kritika për "retorikën bërthamore" ruse, i bënë thirrje Kinës të veprojë me përgjegjësi

Ministrat e G7 me kritika për

Karuizava, 17 prill 2023 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Grupit të Shtatë vendeve më të zhvilluara (G7) kanë dënuar njoftimet e fundit të Rusisë për vendosjen e armëve bërthamore në Bjellorusi si "të papranueshme" dhe i kanë bërë thirrje Kinës që të veprojë si një anëtare përgjegjëse e komunitetit ndërkombëtar.

Në kumtesën pas takimit treditor në resortin japonez Karuizava, ministrat theksojnë se fokusi i takimit ishte ndërhyrja ushtarake ruse në Ukrainë dhe frika nga veprime të ngjashme të Kinës kundër Tajvanit.

“Retorika e papërgjegjshme bërthamore e Rusisë dhe kërcënimi i saj për të vendosur armë bërthamore në Bjellorusi janë të papranueshme. Çdo përdorim i armëve kimike, biologjike apo bërthamore nga Rusia do të përballet me pasoja të rënda”, thonë ata.

Presidenti rus Vladimir Putin muajin e kaluar publikoi se Rusia do të vendosë të ashtuquajturën armë bërthamore taktike me veprim të shkurtën në territorin e Bjellorusisë fqinje. Moska pretendon se ishte e detyruar në këtë lëvizje për shkak të zgjerimit të alencës së NATO-s drejtë kufijve rusë.

Ministrat e Punëve të Jashtme të G7 e përsëritën thirrjen e tyre për Kinën, që të veprojë si një anëtare e përgjegjshme e komunitetit ndërkombëtar, duke rënë dakord se paqja dhe siguara në ngushticën e Tajvanit janë vendimtare dhe duke kundërshtuar militarizmin e Pekinit në detin e Kinës Jugore.

Takimi u zhvillua përpara samitit të liderëve të G7 në Hiroshima në maj. Përveç Japonisë, G7 përbëhet edhe nga Britania e Madhe, Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia dhe SHBA. ls/

 

QËNDRONI TË LIDHUR