• e enjte, 26 dhjetor 2024

Ministrat e BE-së miratuan një mision në Moldavi për kundërshtimin e kërcënimeve ruse

Ministrat e BE-së miratuan një mision në Moldavi për kundërshtimin e kërcënimeve ruse

Bruksel, 24 prill 2023 (MIA) - Ministrat e Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian kanë mbështetur një mision civil për të mbështetur Moldavinë në luftën kundër sulmeve kibernetike dhe përpjekjet më të gjera për të nxitur trazira në vend.

“Pas pushtimit të plotë të Ukrainës, BE-ja ka dëshmuar “përpjekje të shtuara dhe të vazhdueshme ruse për të destabilizuar Moldavinë me veprime hibride”, tha shefi i politikës së jashtme të BE-së, Zhozep Borrell.

Misioni synon të ndihmojë Moldavinë në luftën kundër ndërhyrjeve të huaja dhe manipulimit të informacionit dhe në ndërtimin e një sistemi për të zbuluar dhe për t'iu përgjigjur kërcënimeve subversive.

Misioni me seli në Moldavi ka mandat dy-vjeçar, por ende nuk është emëruar një shef i operacioneve në terren të misionit. ls/

Foto: MIA arkiv

 

QËNDRONI TË LIDHUR