Ministra: Rritja e shpenzimeve për mbrojtje 'pikë kyçe' për samitin e NATO-s në qershor
- Presioni për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes mes anëtarëve të NATO-s do të jetë pikë kyçe në samitin e ardhshëm që do të mbahet këtë vit në qershor, deklaruan sot ministrat e mbrojtjes të vendeve baltike.

Hagë, 15 janar 2025 (MIA) - Presioni për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes mes anëtarëve të NATO-s do të jetë pikë kyçe në samitin e ardhshëm që do të mbahet këtë vit në qershor, deklaruan sot ministrat e mbrojtjes të vendeve baltike.
Holandezët, estonezët, letonezët dhe lituanezët u takuan në Hagë për të koordinuar temat "kyçe" përpara një mbledhjeje të 32 vendeve anëtare në qershor dhe për të forcuar bashkëpunimin përgjatë krahut lindor të aleancës me Rusinë.
"Për samitin e ardhshëm të NATO-s në Hagë, ne (Lituani) angazhohemi që tre për qind e BPV-së për investime janë linja e fundit" tha ministja e Mbrojtjes Dovile Sakalien.
"Dhe kjo duhet të jetë linja e fundit për të gjithë."
Samiti i NATO-s në Hagë "mund të jetë historik... dhe ne kemi parë dhe dëgjuar tashmë mesazhet që vijnë nga presidenti i sapozgjedhur Tramp," shtoi ministri estonez i Mbrojtjes Hano Pevkur.
Nuk ka rëndësi se çfarë marrëveshje apo vendimi përfundimtar do të arrihet në Hagë. Të gjithë e kuptojmë se dy për qind nuk mjaftojnë”, tha ai.
Aleanca në vitin 2023 vendosi një nivel minimal për shpenzimet e mbrojtjes prej dy për qind të prodhimit të brendshëm bruto, ndërsa lufta e Rusisë në Ukrainë e ka shtyrë NATO-n të forcojë krahun e saj lindor dhe të rrisë shpenzimet.
Presidenti i ri amerikan Donald Tramp tha javën e kaluar se ai dëshiron që anëtarët e bllokut të rrisin shpenzimet në pesë për qind të BVP-së. Edhe shefi i NATO-s Mark Rute bëri thirrje për një rritje muajin e kaluar, duke thënë se "do të na duhen shumë më tepër se dy për qind".
Ministri holandez i Punëve të Jashtme, Ruben Brekelmans, i cili ishte nikoqir i takimit, tha se megjithatë është e lehtë të "emërohet një përqindje", por kjo shifër mund të jetë më e vështirë për t'u arritur.
“Duke pasur parasysh se kërcënimi rus është kaq i pashmangshëm, nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e një përqindjeje, sepse kjo është e lehtë”, tha Brekelmans.
Brekelmans tha se pret që bisedimet "reale" mbi normat e mbrojtjes të zhvillohen vetëm në muajt dhe javët e fundit përpara samitit.
Të paktën 23 vende të NATO-s arritën objektivin prej dy për qind të NATO-s vitin e kaluar. ls/