• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Milloshoski: Pendarovski e relativizon pozicionin, në të cilin na solli Qeveria

Milloshoski: Pendarovski e relativizon pozicionin, në të cilin na solli Qeveria

Shkup, 19 dhjetor 2023 (MIA) - Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski vlerësoi se fjalimi i sotëm i presidentit Stevo Pendarovski në Kuvend ishte i paqartë përplot me lajthitje të dedikuara më së shumti për LSDM-në, ku, ku siç tha ai, do të vendosin nëse do të jetë apo jo kandidat për president vitin e ardshëm.

Milloshoski tha se Pendarovski po relativizon pozicionin në të cilin është sjellur shteti.

"Bëhet fjalë për president, i cili si politikan thoshte se ai që do të ndërrojë emrin, do t'ja nxjerrim shpirtin, e pastaj ka votuar për ndryshimin e emrit dhe kushtetutës, duke premtuar se do të hapen dyert evropiane, që sot përsëri ta relativitzoj pozicionin në të cilin na solli Qeveria dhe kjo është një qorrsokak i zotimeve të ndërmarra, të cilat ata nuk mund t'i përmbushin", tha ai.

Ai vlerëson se fjalimi i sotëm i presidentit Pendarovski në Kuvend do të jetë i fundit.

"Pajtohemi me një fakt, se kjo është hera e fundit që ai mban fjalim. Nëse nuk zgjedhet president, a do të largohet nga Maqedonia, siç tha në vitin 2019, këtë e lëmë të jetë vendim i tij", tha Milloshoski.

Në lidhje me kritikat nga pushteti drejtuar VMRO-DPMNE-së për procesin e anëtarësimit në BE, ai tha se kjo është shenjë se pushteti po përgatitet për opozitë.

"Kur qeveria e akuzon opozitën për dështimet që qeveria ka kapacitet t'i arrijë apo mos t'i arrijë, është shenjë më e mirë se ata janë gati për opozitë. Me qeverinë aktuale nuk mund të pritej jë kornizë më e mirë ngociuese apo suksese ndërkombëtare", theksoi Milloshoski. si/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR