• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Milloshoski: Në ditët në vijim organet e VMRO-DPMNE-së do të vendosin për pjesëmarrje në qeverinë teknike

Milloshoski: Në ditët në vijim organet e VMRO-DPMNE-së do të vendosin për pjesëmarrje në qeverinë teknike

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA)  -   Deputeti dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski  sonte deklaroi se organet e partisë në ditët në vijim do të vendosin nëse VMRO-DPMNE do të marrë pjesë në qeverinë teknike. Sipas tij, VMRO-DPMNE duhet të marrë pjesë në qeverinë teknike për t'i heqë nga pushteti LSDM-në dhe BDI-në. 

"Do të mblidhen Komiteti Ekzekutiv dhe Qendror, por konsideroj se kur qeverinë e udhëhiq një njeri si Talat Xhaferi, i cili pa fund e ka shkelur Rregulloren, i cili nuk e plotëson vendin e anëtarit të KSHZ-së, që i takon opozitës, ndësa  me muaj e zvarrit këtë shpallje dhe nuk vendos në rend dite, atëherë kushdo që ka ndërmend të mos marrë pjesë në një qeveri të tillë për organizimin e zgjedhjeve, vetëm mund t'i japë një shans më të madh Xhaferit, Grubit, Spasovskit që të bëjnë malverzime", tha. Milloshoski në intervistën për TV Sitel. 

 Milloshoski konsideron se nëse partia merr vendim të jetë pjesë e qeverisë teknike, ministrat që do t'i marrë VMRO-DPMNE do të kenë shanse më të mëdha për ta bërë qeverinë më transparente dhe të parandalojnë paligjshmëri që planifikojnë t'i bëjnë LSDM dhe BDI. 

"Vlerësoj se ministri i Punëve të Brendshme, Punës dhe Politikës Sociale dhe tre zëvendës në Bujqësi, Financa dhe Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të ishin një investim i mirë për rritjen e sistemit zgjedhor dhe uljen e malverzimeve të LSDM-së dhe BDI-së. Për shkak nuk është rastësi që Besimi është shef i shtabit zgjedhor të BDI-së, prioritet i tij do të jetë krijimi i mundësive që BDI-ja ta zgjedhë atë ministri të Financave për qëllime zgjedhore. Nëse VMRO-DPMNE merr pjesë në qeveri teknike, aty do të kishin një zëvendës i cili do të përpiqet ta pengojë atë", tha Milloshoski. 

 Duke folur për Aleancën për Shqiptarët, Milloshoski tha se partia "luan edhe pushtetin edhe opozitën" dhe se nuk e lëshojnë vendin opozitës në KSHZ, që të mos ketë përfaqësues nga opozita shqiptare në këshillat zgjedhorë. 

 Foto: VMRO-DPMNE

 

QËNDRONI TË LIDHUR