• e enjte, 26 dhjetor 2024

Millatoviq sot i fillon konsultimet me partitë për mandatar të Qeverisë së re malazeze

Millatoviq sot i fillon konsultimet me partitë për mandatar të Qeverisë së re malazeze

 Podgoricë, 31 korrik 2023 (MIA) – Presidenti malazez, Jakov Millatoviq sot do t'i fillojë konsultimet për mandatarin për përbërjen e qeverisë së re.

 Në rezidencën në Cetinjë, Millatoviq fillimisht do të takohet me përfaqësuesit e Lëvizjes Evropa Tani (PES), pastaj me Partinë Demokratike të Socialistëve (DPS), ndërsa më pas me përfaqësuesit e Demokracisë së Re Serbe (Nova).

 Edhe pse ka një afat prej 30 ditësh, Millatoviqi paraprakisht deklaroi se pret që konsultimet të përfundojnë para afatit të paraparë, gjegjësisht në 15 ditët e ardhshme.

 "Duhet sa më shpejt të kemi një qeveri të qëndrueshme dhe evropiane. Unë do të bëj pjesën time dhe mendoj se duhet të ketë përgjegjësi dhe seriozitet të mjaftueshëm nga të gjitha palët e spektrit politik", deklaroi Millatoviqi.

Mandatari e shpalli programin e tij në Kuvend dhe e propozon përbërjen e qeverisë. Parlamenti Për programin e tij dhe përbërjen e qeverisë parlamenti vendos në të njëjtën kohë.

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR