• e enjte, 26 dhjetor 2024

Millatoviq: Integrimi evropian është katalizatori kryesor i reformave në rajon

Millatoviq: Integrimi evropian është katalizatori kryesor i reformave në rajon

Podgoricë, 27 qershor 2023 (MIA) - Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq është nikoqir i Samitit të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJ) në Podgoricë, me të cilin përfundon kryesimi i atij vendi me këtë nismë rajonale. 

Në hapjen, Millatoviq tha se takimi i sotëm e konfirmon vitin i cili solli sfida të shumta, me çka, siç tha, edhe më e dukshme është rëndësia e bashkëpunimit të afërt dhe partneriteti për stabilitetin e vazhdueshëm dhe rezistencën e Evropës Juglindore. 

Ai vlerësoi se vitin e kaluar e shënuan një varg lëvizjesh pozitive në agjendën evropiane, hapjen e bisedimeve me Shkupin dhe Tiranën, ndarjen e statusit të kandidatit Sarajevës, Kishinjivetit dhe së fundmi miratimin e liberalizimit të vizave për Prishtinën, transmeton RTMZ.

"Të vendosur si prioritet të përgjithshëm i presidencës sonë, integrimi evropian mbetet katalizatori kryesor për reformat e nevojshme politike, institucionale, ekonomike dhe të sigurisë për aspirantët e rajonit tonë dhe më gjerë. Rajoni duhet të gjejë një konsensus për të ecur përpara me përpjekje të përbashkëta dhe për të përshpejtuar procesin e integrimit. Prandaj, anëtarësimi në Bashkimin Evropian nuk duhet të shihet si fjalë e njëhershme, por si balancim i përhershëm i përgjegjësisë dhe përfitimeve reciproke", tha Millatoviq.

Ai përkujtoi se Mali i Zi para pak kohësh e festoi gjashtëvjetorin e anëtarësimit në NATO dhe se hyrja në Aleancë mund të konsiderohet si uverturë për pranimin e vendit në BE.

Presidenti i Malit të Zi theksoi se është privilegj që në vetë fillimin e mandatit të tij ka mundësi të shkëmbejë mendime me përfaqësuesit më të lartë të anëtarëve të PBEJL për mundësitë për zhvillim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit rajonal në kuadër të këtij forumi të rëndësishëm. 

"Mali i Zi i kushton rëndësi të madhe përforcimit të lidhjeve rajonale dhe e sheh bashkëpunimin rajonal si parakusht për zhvillim gjithpërfshirës, stabilitetit dhe sigurimin e cilësisë më të mirë të jetës për të gjithë qytetarët tanë", tha Millatoviq. 

Ai theksoi se kërcënimet të cilat dalin nga pushtimi rus i Ukrainës e sollën sigurinë në krye të agjendës rajonale dhe evropiane dhe shtoi se anëtaret e PBEJL-së janë thellë të shqetësuara për tensionet aktuale në rajon dhe se pret zgjidhje të qëndrueshme që të arrihen përmes paqes dhe dialogut. fc/

Fotografia: Shërbimi informativ i Presidentit të Malit të Zi

QËNDRONI TË LIDHUR