Millanoviq: Kroacisë i nevojitet prokuror shtetëror, dhe jo i regjimit
- Presidenti kroat dhe kandidat për mandat të ri në Pantovçak, Zoran Millanoviq, sot deklaroi se Kroacisë i nevojitet prokuror shtetëror, dhe jo i regjimit, duke aluduar në njeriun e parë aktual të DORH, Ivan Turudiq.
- Post By Arta Bunjaku
- 17:05, 11 dhjetor, 2024
Zagreb, 11 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti kroat dhe kandidat për mandat të ri në Pantovçak, Zoran Millanoviq, sot deklaroi se Kroacisë i nevojitet prokuror shtetëror, dhe jo i regjimit, duke aluduar në njeriun e parë aktual të DORH, Ivan Turudiq.
Millanoviq në profilin e tij zyrtar në Fejsbuk publikoi fotografi me porosinë: "Kroacia duhet të jetë vend i cili i respekton qytetarët e vet. Institucionet shtetërore duhet ta zbulojnë dhe ndëshkojnë krimin dhe korrupsionin, dhe jo t'i mbulojnë për ta mbrojtur pushtetin".
Në fotografinë e publikuar është shkruar "Normalisht, neve na duhet prokuror shtetëror, dhe jo i regjimit", pas çka pasoi edhe sllogani në fushatën e tij zgjehdore "Presidenti për president".
"Pa pushtet të ndershëm në të gjitha nivelet, nuk ka mirëqenie për qytetarët. Njerëzit nga Kroacia janë të udhëhequr nga padrejtësia dhe mosnjerëzimi, ndërsa vetëm respektimi i ligjeve dhe rregullave, si dhe vlerësimin e punës dhe njohurisë mund ta ndalojë shpërnguljen", tha Millanoviq, i cili, përndryshe, në kohë të fundit reklamohet rrallë. ab/
Foto: FB i Millanoviq