• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Millanoviq: Do të vazhdoj të angazhohem për hyrje sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE

Millanoviq: Do të vazhdoj të angazhohem për hyrje sa më të shpejtë të Shqipërisë në BE

Zagreb, 2 tetor 2023 (MIA) - Presidenti kroat, Zoran Millanoviq sot i tha kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama se do të vazhdojë të angazhohet për "hyrje sa më të shpejtë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian", vend të cilin e përshkroi si "aleate të besueshme të NATO-s për gjatë kohë".

Presidenti kroat e priti kryeministrin e Shqipërisë në Pantovçak dhe e konfirmoi mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme të kroacisë për Tiranën për anëtarësim në BE, thuhet në kumtesën e Kabinetit të presidentit kroat.

Millanoviq dhe Rama biseduan për bashkëpunimin mes Kroacisë dhe Shqipërisë dhe i vlerësuan marrëdhëniet mes dy vendve si "jashtëzakonisht miqësore dhe të mira".

Temë e bisedës ishte edhe gjendja e sigurisë dhe ajo politike në Evropën Juglindore, me ç'rast u theksua se ruajtja e paqes dhe stabilitetit në rajon është me interes të madh për të dy vendet, thuhet në kumtesë.

Rama ndodhet për vizitë zyrtare në Kroaci, ndërsa paraprakisht u prit nga kryeministri Andrej Plenkoviq. ab/

Foto: Kabineti i Millanoviqit

QËNDRONI TË LIDHUR