• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Millanoviq do të jetë kandidat i SDP-së për kryeministër të Kroacisë, deri në zgjedhje mbetet president

Millanoviq do të jetë kandidat i SDP-së për kryeministër të Kroacisë, deri në zgjedhje mbetet president

Zagreb, 15 mars 2024 (MIA) - Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviq në zgjedhjet e ardhshme do të paraqitet si bartës i listës së SDP-së në Njësinë e parë zgjedhore, kumtuan në konferencë për shtyp ai dhe kryetari i SDP-së, Pegja Gërbin.

"E di se ka pasur shumë kritika në llogari time dhe për këtë shkak nuk do të jem kandidat i SDP-së për kryeministër në këto zgjedhje", tha Gërbin në konferencë për shtyp në sheshin Maruliq në Zagreb dhe ia lëshoi vendin Millanoviqit, të cilin e paralajmëroi si "bartës të listës së SDP-së në NJZ 1".

Millanoviq dha deklaratë të shkurtë dhe paralajmëroi se do të tërhiqet nga funksioni president pas "fitores në zgjedhje".

"Pas fitores zgjedhore, për të cilën jam i sigurt, do të tërhiqem nga funksioni president i Republikës dhe me përkrahje të shumicës së re në Saborin kroat, do ta ndërmarr përgjegjësinë në udhëheqjen e Qeverisë së Republikës së Kroacisë. Deri na ardhjen në funksionin tim të ri, do të vazhdoj ta kryejë funksionion president i Republikës së Kroacisë, në pajtim me obligimet dhe detyrat e mia kushtetuese", deklaroi Millanoviq.

Ai pret të ketë shumicë parlamentare për formimin e qeverisë për shpëtim kombëtar.

Zoran Millanoviq, si shef i shtetit sot i ka shpallur zgjedhjet parlamentare në Kroaci për 17 prill. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR