• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miliona haxhinjë janë nisur drejt malit Arafat edhe krahas temperaturave jashtëzakonisht të larta

Miliona haxhinjë janë nisur drejt malit Arafat edhe krahas temperaturave  jashtëzakonisht të larta

Mekë, 15 qershor 2024 (MIA) - Edhe krahas temperaturave jashtëzakonisht të larta, një numër i madh besimtarëve sot janë nisur drejt malit Arafat, ku më shumë se një milion e gjysmë haxhinj do ta kalojnë ditën duke lexuar Kuran dhe duke u falur dhe lutur, veçanërisht për palestinezët në Gaza.

Të veshur me të bardha, disa haxhinjë mbërritën atje në agim për t'u ngjitur në kodrën 70 metra të lartë pranë Mekës, ku profeti Muhamed bëri lutjet e tij të fundit.

Shumë besimtarë mbërritën për të kryer Haxhin, një nga detyrimet që të gjithë besimtarët myslimanë duhet ta kryejnë një herë në jetë, me kusht që të jenë fizikisht të aftë për të bërë udhëtimin për në vendlindjen e Profetit Muhamed dhe me kusht që të kenë mjete të mjaftueshme financiare.

Sipas parashikimeve zyrtare, temperaturat sot pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.

Besimtarët myslimanë do të festojnë nesër Kurban Bajramin. Vitin e kaluar, më shumë se 1.8 milionë myslimanë kryen Haxhin, nga të cilët rreth 90 për qind erdhën nga jashtë. mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR