• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miler: SHBA-ja nuk sheh akte të gjenocidit në Gazë

Miler: SHBA-ja nuk sheh akte të gjenocidit në Gazë

Uashington, 4 janar 2024 (MIA) - SHBA-ja nuk ka vërejtur vepra që do të paraqitnin gjenocid në Gazë, deklaroi zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miler lidhur me kërkesln e Afrikës së Jugut drejtuar Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë (GJND) aksionet e Izraelit në Rripin e Gazës t'i shpallë gjenocid.

Këto  nuk janë akuza që duhet të paraqiten aq lehtë. Nuk shohim kurfarë akte që do të paraqisnin gjenocid", tha Miler.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, gjithashtum tha se nuk është në pozitë të vlerësojë nëse në enklavën palestineze janë kryer krime lufte apo krime kundëlr njerëzimit", transmetojnë mediumet britanike.

Në parashtresën e Afrikës së Jugut në Gjykatën ndërkombëtare të drejtësisë ceket se Izraeli e ka shkelur Konventën për gjenocid të vitit 1948, që ishte përpiluar pas holokauastit, ndërkaq ka të bëjë me tentimin për shkatërrim të një populli, tërësisht apo pjesërisht. Afrika e Jugut kërkon që GJND-ja të japë masa të përkohshme me të cilat Izraeli do të urdhërohej t'i ndalojë aktivitetet e veta ushtarake në Gazë, për të cilat ceket se janë të domosdoshme për t'u parandaluar dëmi serioz dhe i papërmirësueshëm i të drejtave të popullit palestinez.

Gjykata caktoi dëgjime publike për klëët çështje për më 11 dhe 12 janar, përderisa Izraeli ka cekur se do të mbrohet nga të gjith akuzat.

Prej 7 tetorit në Gazë janë vrarë mbi 22.000 palestinezë, ndërsa 2,3 milionë banorë të enklavës po përballen me katastrofë humanitare, shkruannë mediunmet britanike. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR