• e martë, 24 dhjetor 2024

Miler: SHBA-ja nuk mori njoftim nga Irani për specifikat e sulmeve ndaj Izraelit

Miler: SHBA-ja nuk mori njoftim nga Irani për specifikat e sulmeve ndaj Izraelit

Uashington, 15 prill 2024 (MIA) - SHBA-ja "nuk mori njoftim nga Irani" për specifikat e sulmeve të tij ndaj Izraelit, deklaroi sot zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Methju Miler.

Miler tha se Irani ka thënë "publikisht dhe privatisht disa herë ... të gjithëve me të cilët ka biseduar, jo vetëm SHBA-së por edhe të tjerëve, se do të bëjë diçka", por se nuk dhanë hollësi për shtrirjen dhe kohën e përgjigjes, transmetoi Si-En-En.

"pati numër të madh të bisedave me bashkëbisedues të huaj gjatë javës së kaluar. Në asnjë prej atyre bisedave nuk morëm njoftim për sulm apo njoftim për qëllimin", tha Miler në brifing. ab/

Foto: JuTjub skrinshot

QËNDRONI TË LIDHUR