• e enjte, 26 dhjetor 2024

Miler: Rusia vazhdon të përdorë ushqimin si armë lufte

Miler: Rusia vazhdon të përdorë ushqimin si armë lufte

Uashington, 19 korrik 2023 (MIA) - Tërheqja e Rusisë nga marrëveshja e grurit është një goditje e fortë për furnizimin me ushqime në vendet më të rrezikuara në botë, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Methju Miller, në një konferencë mbrëmë. Ai vuri në dukje se veprimet e Moskës vënë në rrezik furnizimin global të ushqimit, ndërsa çmimet e grurit po rriten.

"Dje, Rusia u tërhoq nga pjesëmarrja e Marrëveshjes së Detit të Zi për grurin. Kjo është goditja e saj e fundit për furnizimin me ushqime në botë. Vetëm disa orë më vonë, Kremlini dërgoi drone të armatosur dhe bombardoi me raketa qendrën e grurit të Ukrainës, portin Odesa. Ndërsa më pas, sot, zëdhënësi i Putinit kërcënoi sigurinë e anijeve ukrainase nëse ato do të dënoheshin për transportin e ushqimit nëpër ujërat ndërkombëtar", tha Miller.

Është e qartë, shtoi ai, se Rusia vazhdon të përdorë ushqimin si armë lufte, dhe këtë herë goditja nuk është vetëm për popullin e Ukrainës, por edhe për furnizimin dhe çmimet globale të ushqimit.

"Gjashtëdhjetë e pesë për qind e këtyre dërgesave janë për vendet dhe njerëzit më të rrezikuar. Bota nuk duhet të mashtrohet nga gënjeshtrat e fundit të Moskës. Goditja e këtyre veprimeve tashmë po ndjehet, veçanërisht në Lindjen e Afërt dhe në Afrikë", tha Miller.

Ai tha se në 24 orët e fundit në bursat botërore tashmë po vërehen çmime të rritura të sojës, grurit dhe misrit "ndërsa Rusia po vazhdon të bëjë profite rekorde nga eksportet e saj të grurit".

Ai tha se SHBA  dhe Kievi shqyrtojnë vazhdimin e marrëveshjes pa pjesëmarrjen e Rusisë, ndërsa pas propozimit  të dërguar në KB  nga presidenti ukrainas Volodimir Zelenski. Ukraina po shqyrton mënyra të dërgesës së produkteve bujqësore përmes rrugëve tjera. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR