Milatoviq: Tre kapituj të mbyllur është një moment i rëndësishëm për Malin e Zi
- Presidenti malazez Jakov Milatoviq e ka përshëndetur mbylljen e tre kapitujve të rrugës evropiane të Malit të Zi, duke vlerësuar se ky është një moment i rëndësishëm për vendin, por në të njëjtën kohë kritikoi Qeverinë për mosmbylljen e kapitullit të katërt, për shkak të, siç theksohet, përkushtimit të pamjaftueshëm të Qeverisë në axhendën e BE-së dhe prishjen e marrëdhënieve me Kroacinë.
- Post By Fami Bajrami
- 12:07, 17 dhjetor, 2024
Podgoricë, 17 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti malazez Jakov Milatoviq e ka përshëndetur mbylljen e tre kapitujve të rrugës evropiane të Malit të Zi, duke vlerësuar se ky është një moment i rëndësishëm për vendin, por në të njëjtën kohë kritikoi Qeverinë për mosmbylljen e kapitullit të katërt, për shkak të, siç theksohet, përkushtimit të pamjaftueshëm të Qeverisë në axhendën e BE-së dhe prishjen e marrëdhënieve me Kroacinë.
"Ky është një moment i rëndësishëm për Malin e Zi. Janë mbyllur tre kapituj të negociatave, që është një sinjal i përkushtimit të Bashkimit Evropian ndaj Malit të Zi në rrugën tonë drejt anëtarësimit të plotë", shkruan Milatoviq në X.
Ai falënderoi të gjithë ata që punuan për përmbushjen e detyrimeve për mbylljen e kapitujve 7, 10 dhe 20, para së gjithash për anëtarët e strukturës negociatore, pa njohuritë e ekspertëve të të cilëve nuk do të ishte i mundur ky rezultat.
Në Bruksel dje është mbajtur takimi i 17-të i Konferencës ndërqeveritare të pranimit BE-Mali i Zi në të cilën përkohësisht u mbyllën tre kapituj negoicues. Bëhet fjalë për kapitujt 7 - "E drejta e pronësisë intelektuale", 10 - "Shoqëria e informacionit dhe media" dhe 20 - "Ndërmarrjet dhe politika industriale".
Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht tre kapituj të negociatave, ndërsa në të njëjtën kohë ka negociuar 33 kapituj në negociatat e anëtarësimit në BE. rq/
Foto: arkivi i MIA-