• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milatoviq pret që qeveria e re të formohet shpejt dhe me efikasitet

Milatoviq pret që qeveria e re të formohet shpejt dhe me efikasitet

Podgoricë, 11 qershor 2023 (MIA) - Presidenti malazez Jakov Milatoviq tha sot se pret që qeveria e re të formohet në mënyrë të shpejtë, efikase dhe në përputhje me vullnetin elektoral të qytetarëve.

Pas votimit në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare, ai deklaroi se më e rëndësishmja është që dita e zgjedhjeve të kalojë e qetë dhe në përputhje me standardet demokratike.

Milatoviq tha se është shumë e rëndësishme që qytetarët të votojnë sot, të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe se në bazë të kësaj Kuvendi e pasqyron në mënyrë shumë më adekuate pushtetin politik që ekziston aktualisht në Mal të Zi.

Ai tha se qeveria e re duhet të vazhdojë rrugën e reformave dhe ta përshpejtojë atë në disa fusha, në radhë të parë për përmirësimin e standardit të jetesës së qytetarëve, sundimin e ligjit dhe përshpejtimin e rrugës evropiane. sa/

Foto: EPA


 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR