• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milanoviq refuzoi të dërgojë ushtarë ukrainas në misionin për mbështetje të Ukrainës

Milanoviq refuzoi të dërgojë ushtarë ukrainas në misionin për mbështetje të Ukrainës

Zagreb, 1 tetor 2024 (MIA) - Presidenti kroat Zoran Milanoviq sot deklaroi se është kundër pjesëmarrjes së pjesëtarëve të forcave të armatosura kroate në misionin për mbështetje të Ukrainës dhe se nuk ka dhënë pëlqim paraprak për propozimin e Qeverisë.

Sipas tij, nëse Qeveria insiston në këtë, Kuvendi do të vendosë me shumicë prej dy të tretave.

Milanoviq në një video fjalim tha se Kroacia në çdo lloj mënyrë nuk mundet dukshëm të ndikojë në luftën në Ukrainë, as nuk mund ta ndalë.

Ai përmendi se me një politikë të mirëmenduar dhe të përgjegjshme të autoriteteve shtetërore mund të parandalojnë përhapjen e luftës drejt kufijve kroatë dhe të sigurojnë paqe dhe siguri për të gjithë qytetarët kroatë.

"Kjo është arsyeja pse unë refuzova të jap pëlqimin paraprak për vendimin për pjesëmarrjen e ushtrisë kroate në misionin për të mbështetur Ukrainën. Derisa jam president, nuk do të lejoj pjesëmarrjen e ushtarëve në aktivitete të tilla sepse nuk është interes kombëtar i Kroacisë dhe rrezikon potencialisht të gjithë popullin e saj”, tha Milanoviq. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR