• e enjte, 26 dhjetor 2024

Milanoviq: Izraeli ka humbur simpatitë e mia

Milanoviq: Izraeli ka humbur simpatitë e mia

Zagreb, 12 tetor 2023 (MIA) - Presidenti kroat Zoran Milanoviq sot deklaroi se ka humbur simpatitë për Izraelin.

Ai, gjithashtu, nuk e miraton vendosjen e një flamuri izraelit në ndërtesën e Ministrisë kroate të Punëve të Jashtme.

"Mendoj se është një lëvizje idiote, me gjithë simpatitë e mia për Izraelin, të cilat fatkeqësisht i humbën brenda 15 minutave. Askush në Lindjen e Mesme nuk i pëlqen anëtarët e Hamasit që kryen masakra, nuk ka asnjë qeveri që i pëlqejnë ata, por fatkeqësisht ata janë të dashur nga populli ose një pjesë e popullit.

"I dënova vrasjet, madje shpreha edhe neveri, por e drejta për mbrojtje nuk përfshin të drejtën për hakmarrje dhe vrasjen e civilëve, tha ai për Izraelin dhe situatën në Gaza.

Në Kroaci nuk ka vend për flamuj të tjerë, përveç në situata të rregulluara rreptësisht, thotë Milanoviq. Ai shtoi se në kabinetin e tij do të ulë flamujt e BE-së dhe NATO-s në pozicione më të ulëta se flamuri kroat. "Flamuri kroat dhe ai i NATO-s nuk janë njësoj. Flamuri kroat dhe ai i BE-së nuk janë njësoj, thotë ai, duke shtuar se ky shtet di se si disponohet me flamujt. "Cili është flamuri i radhës?, pyeti Milanoviq. ls/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR