• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mikati: Vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për ndërprerjen e sulmeve izraelite ndaj Libanit

Mikati: Vazhdojnë përpjekjet ndërkombëtare për ndërprerjen e sulmeve izraelite ndaj Libanit

Bejrut, 9 tetor 2024 (MIA) - Kryeministri i Libanit, Naxhib Mikati sot deklaroi se vazhdojnë përpjekjet arabe dhe ndërkombëtare për të ndalur sulmet izraelite ndaj vendit.

“Mos lëshimi pe i Izraelit dhe përpjekjet e armikut për të arritur atë që i konsideron si fitore vazhdojnë të pengojnë suksesin e këtyre përpjekjeve. Disa mund të besojnë se përpjekjet diplomatike janë ndalur dhe se ka diçka që i ngjan një miratimi të heshtur të Izraelit për të vazhduar agresionin e tij, por kjo përshtypje nuk është e saktë", vlerësoi Mikati.

Ai shtoi se autoritetet libaneze janë në kontakt me partnerët e huaj, të cilët po ushtrojnë presion në nivel ndërkombëtar për armëpushim për një periudhë të caktuar me qëllim për të diskutuar zbatimin e plotë të Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurisë së KB-së, transmeton agjencia libaneze Naharnet. Rezoluta 1701 e Këshillit të Sigurisë së Kombeve të Bashkuara kishte për qëllim të zgjidhte luftën e Libanit të vitit 2006 dhe bëri thirrje për një ndërprerje të plotë të armiqësive midis Izraelit dhe Hezbollahut, tërheqjen e forcave izraelite nga Libani për t'u zëvendësuar nga forcat libaneze dhe të përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (UNIFIL).

Në mënyrë shtesë, rezoluta bëri thirrje për çarmatimin e grupeve të armatosura duke përfshirë dhe Hezbollahun, si dhe tërheqjen e forcave të armatosura, përveç UNIFIL dhe armatës libaneze në jug të lumit Litani i cili rrjedh rreth 29 kilometra në veri të kufirit me Izraelin. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR