• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mikati: Qeveria libaneze është e gatshme që në tërësi ta zbatojë rezolutën paqësore të KS të KB

Mikati: Qeveria libaneze është e gatshme që në tërësi ta zbatojë rezolutën paqësore të KS të KB

Bejrut, 30 shtator 2024 (MIA) – Qeveria libaneze është e gatshme që plotësisht ta zbatojë rezolutën e Kombeve të Bashkuara (KB) me qëllim që t’i jepet fund pranisë së armatosur të Hezbollahut në jug të lumit Litani, si pjesë e marrëveshjes për armëpushim me Izraelin, tha kryeministri libanez teknik, Naxhib Mikati.

Mikati tha se Libani është i gatshëm që në tërësi ta zbatojë rezolutën 1701 të Këshillit të Sigurisë së KB-së dhe të shpërndajë ushtarë në jug të lumit Litani, i cili është rreth 30 kilometra nga kufiri jugor i Libanit, transmetojnë mediat britanike. 

Ai, gjithashtu, shtoi se bashkë me kryetarin e parlamentit, Nabih Beri, u pajtuan se zgjedhja e presidentit të ri dhe përfundimi i vendit gati dy vjet të zbrazët në funksion do të jetë i mundur vetëm pas fillimit të armëpushimit. 

Forcat izraelite të mbrojtjes (IDF) i shkaktuan disa goditje Hezbollahut gjatë valës dyjavore të sulmeve ajrore ndaj caqeve në Liban të cilët eliminuan disa komandantë të Hezbollahut, ndërsa shumë persona kanë frikë se veprimi i ardhshëm i Izraelit mund të jetë ofensivë tokësore. 

Ministria libaneze e Shëndetësisë njoftoi se gjatë dy javëve të kaluara janë vrarë më shumë se 1.000 libanezë, ndërsa 6.000 janë plagosur, pa saktësuar sa në mesin e tyre janë civilë, ndërsa sipas të dhënave qeveritare, një milion njerëz gjegjësisht një e pesta e popullatës i kanë lëshuar shtëpitë e tyre. 

“Ne në Liban jemi të gatshëm ta zbatojmë rezolutën 1701 dhe menjëherë pas zbatimit të armëpushimit, Libani është i gatshëm ta dërgojë ushtrinë e tij në zonën në jug të lumit Litani dhe t’i përmbushë të gjitha detyrimet e tij”, tha Mikati. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR